Policia dhe Prokuroria Themelore në Prizren e kanë zhvilluar sot një aksion kundër fajdes. Këtë e ka bërë të ditur Portalin Dukagjini, Zëdhënësi i PK-së, Shaqir Bytyri ku tha se dy personat e arrestuar dyshohen për veprat penale “Fajde” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Bytyqi bëri të ditur se janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin.
“Sektori Rajonal i Hetimeve te DRP- Prizren pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot me datë 25.02.2025, ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e 2 personave të dyshuar , të përfshirë në veprën penale “Fajde” nga neni 331 par 3 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 i KPRK-së Të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdes duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve te kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës. Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve, me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin. Ndaj të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prizrenit.