Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për shpëlarje të parave.
Arrestimi tyre ka ndodhur të mërkurën, dhe të njëjtit dyshohen se veprën penale “shpëlarje parash” e kanë kryer gjatë viteve 2023-2024.
Në kuadër të këtij operacioni të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë , janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës, ku janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55,000 euro.
Të dyshuarit, pas intervistimit nga autoritetet, janë liruar në procedurë të rregullt.
“Më 12.03.2025 me qëllim të sigurimit të provave shtesë lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër kosovare si dhe janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës ku janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55 000€. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.