Dy të dyshuarit për spiunazh ndalohen për 48 orë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”

Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës.

Gjatë bastisjes, janë arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për medie nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve “ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen për spiunazh me BIA-n serbe

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika