Dy të lënduar në Rahovec nga të shtëna armësh, policia dërgon në mbajtje të dyshuarit

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve trupore nga arma e zjarrit, ndërsa dy të tjerë të dyshuar janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës

Dy persona janë dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se kanë përdorur armë zjarri nga e cila dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Rahovec, të martën e 19 shtatorit.

I njëjti në raportin 24-orësh të policisë është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Nga QKMF Rahovec është dhënë informata se dy persona te gjinisë mashkullore kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve trupore nga arma e zjarrit. Të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku njëri është prej tyre është përcjell për në QKUK-së. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar ku kanë hasur në disa gëzhoja të armës së zjarrit, dy telefona të dorës si dhe kanë vërejtur njolla gjaku”, thuhet në raport.

Në stacionin policor janë paraqitur dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kanë qenë të përfshirë në rast.

Njëri i dyshuari ka deklaruar se pas një fjalosjeje me viktimat e kishte përdorur armën.

“Është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy pistoleta, njëra dyshohet se është përdorur në rast, dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një pushkë M-48, 31-copë fishekë te kal.7.62 mm,19 copë fishekë te kal.9 mm dhe 132 copë fishekë te kal.12 mm”.

Për të gjitha armët e lartcekura, i dyshuari posedonte leje.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika