Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në Drenas.
Rasti është konfirmuar për portalin Dukagjini nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ragip Halilaj”në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.