Dy persona kanë pësuar lëndime trupore nga aksidenti i autobusit të kompanisë kosovare “Harea Travel”, i cili ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zdençinës në Kroaci.
Sipas mediumit kroat “24sata.hr”, aksidenti ka ndodhur pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.
Në bord ndodheshin 26 pasagjerë, prej të cilëve përveç dy personave të tjerët nuk kanë pësuar lëndime.
Policia e Zagrebit ka konfirmuar rastin përmes një komunikate për media se të gjithë pasagjerët kanë arritur të dalin nga autobusi përmes derës së shoferit dhe se situata është nën kontroll.