Dy të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë

Pasditen e së martës, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Pejë. Nga aksidenti nuk ka të vdekur

Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar si rrjedhojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në orën 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, ka thënë Kelani.

Raportohet se ky aksident kishte shkaktuar kolona të gjata në trafik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika