Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë ai.