(VIDEO) Dy të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në Mitrovicën e Veriut

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicën e Veriut, në rrugën Knjaz Milosh, mbrëmjen e së hënës

Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut, në rrugën Knjaz Millosh të hënën në mbrëmje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, ka konfirmuar lajmin për Dukagjinin, dhe ka bërë të ditur se nga shpërthimi janë dëmtuar shtatë vetura, ndërsa, janë lënduar dy persona, prej tyre njëri me lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.

Policia gjendet në vendin e ngjarjes. 

“Rreth ores 23:50 dyshohet se ka shperthyer nje granate dore te hoteli Bisevac ne rr. Knjaz Millosh Mitrovice Veri  si pasoj e shperthimit jan demtuar 7 vetura dhe dy persona jane  lenduar njeri ka lendime me te renda por jashtë rrexikut për jetë. Njësit policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika