Mëngjesin e së premtes së 13 janarit, një shtëpi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.
“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shtëpi), në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, ku kanë hasur në dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka theksuar se zjarri është lokalizuar dhe rrethanat e rastit po hetohen.
“Zjarri është lokalizuar, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka theksuar Ahmeti.