Dy persona të mitur janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve të fundit. Policia ka njoftuar të dielën se bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare nga Fushë-Kosova dhe një djal 16-vjeçar nga Lupçi i Poshtëm, Podujevë.
Rastet janë raportuar në polici nga prindërit e viktimave.
“Ankuesi ka njoftuar policinë se djali i tij 16-vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin policor për rastin në Podujevë, që është raportuar gjatë mëngjesit të së shtunës.
Ndërsa ai në Fushë-Kosovë, është raportuar në orët e mbrëmjes.
“Ankuesi ka njoftuar policinë se vajza e tij 14-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.
Për asnjërin rast nuk dihet se kur janë larguar nga shtëpia.
Rastet janë duke u hetuar.