Dy të mitura dhunohen në Gjakovë, të dyshuarit në paraburgim

Dy raste të dhunimit seksual kanë ndodhur në Gjakovë, dy të mitura gjatë së martës kanë përjetuar dhunë seksuale nga dy persona të moshës madhore. Për të dyja rastet, pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata u ka caktuar të dyshuarve nga një muaj paraburgim





Në njërin nga këto parkingje tmerrin e kishte përjetuar një adoleshente nga Gjakova.
Pasi kishte shkëmbyer mesazhe me një person te moshës së rritur ishin takuar por gjërat ishin përkeqësuar, ku vajza nga Gjakova është sulmuar fizikisht e seksualisht.

“Pasi që paraprakisht kishin biseduar përmes rrjeteve sociale, takohen, dhe i pandehuri
me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon tek një parking, fillon ta prekë dhe
ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e pa pëlqimin e saj
kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të del nga
automjeti dhe të paraqet rastin në polici”, kanë treguar nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Ndërkohë, në të njëjtin qytetë, dhunë seksuale ka përjetuar edhe një e mitur tjetër.

Një 14 vjeçare tjetër që ishte në lidhje me një person të moshës madhore, ka raportuar në polici se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj dhe ngjarja kishte ndodhur në njërin nga motelet e Gjakovës.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe  me të dy rastet po merret Prokuroria Themelore e Gjakovës, e cila edhe ka kërkuar paraburgim për të dy të dyshuarit.

“Kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe Gjykata u ka caktuar në të dy rastet e ndara, të dyshuarve nga një muaj paraburgim”, ka thënë Yllka Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë në Gjakovë.

Sipas vendimit të Gjykatës, pos që vepra penale është e ndjeshme, janë përmbushur edhe kriteret tjera ligjore për paraburgim, sepse me gjetjen e të pandehurve në liri ekziston rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika