Dy të plagosurit gjatë grabitjes në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdojnë të jenë dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur që ndodhi një ditë më parë në Prishtinë. Viktima e edhe i dyshuari janë duke marr trajtim në mjekimin Intensiv, derisa detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës. Një person i cili ka thënë se është pjesë e kompanisë në të cilën punonte edhe sigurimi që u plagos, ka ngritur dilema të tjera për ngjarjen, në një status në facebook të cilin më pas e ka fshirë

Pamje nga vendi i ngjarjes, 17 mars 2025.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës, po qëndrojnë jashtë e brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo për shkak se aty është duke marr trajtim një person që është i ndaluar për grabitjen që ndodhi një ditë më parë në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë.

Edhe i dyshuari për grabitje e edhe viktima që ishte duke siguruar një furgon që po transportonte para vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“..në orët e mbrëmjes është sjellë edhe një tjetër po ashtu i lënduar me armë zjarri dhe po ashtu pas ekzaminimeve dhe trajtimit kirurgjik në sallën emergjente, është sjellë për trajtim të mjekimit intensiv gjendja e përgjithshme e të dy pacientëve vazhdon të qëndrojë edhe më tutje jo stabile me nevojë te madhe për përkrahje nga aparatura mjekësore, vazhdon të jenë të monitoruar dhe marrin trajtimin e më tutjeshëm jemi në fazën ku jemi duke tentuar të bëjmë stabilizimin e gjendjes së tyre.. Lëndimet janë serioze realisht që te të dy pacientëve lëndime më të mëdha ka marr pacienti i dytë intervenimi i të cilit ka zgjatur më tepër”, ka theksuar Shaqir Uka – Shef i Mjekimit Intensiv Qendror.

Detaje për rastin kanë dhënë nga policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ku kanë treguar se në grabitje kanë qenë të përfshirë katër persona, tre nga të cilët ende nuk janë identifikuar, e gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe pesë fishekë.  

“GRABITJE E ARMATOSUR – Prishtinë  17.03.2025-10:26. Është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave. Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK  Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet nga Policia.

Për 25 vjecarin e arrestuar që është duke qëndruar në QKUK, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.  

“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë, se Prokurori i çështjes në fjalë brenda afatit ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin  e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar. Për më shumë informacione ju njoftojmë në fazat mëtutjeshme.”

Ndonëse ngjarjen policia e prokuroria e cilësoi si grabitje e armatosur, që cak kishte kompaninë transportuese të parave, İstanbul Ozel Guvenlik, Genc Berisha një zyrtar i lartë i kësaj kompanie në Kosovë, ka ngritur dyshime se ngjarja nuk ka të bëjë me grabitje. 

“Tani për tani, sipas pamjeve në kamerat e sigurisë rreth 4 persona të pajisur me uniforma dhe me armë ushtarake AK 47, kanë sulmuar në prit pjesëtarët e sigurisë të kompanisë tonë në detyrë, me ç’rast të njëjtit janë përgjigjur me armë dhe si pasojë ka mbetur i lënduar njëri nga pjesëtarët e ekipit tonë, edhe 1 grabitës i nacionalitetit serb nga veriu, deri tani e konfirmuar! Meqenëse nuk kemi humbje materiale në aspektin e parave gjatë këtij sulmi, dhe bazuar në veprimet e sulmuesve, dyshoj dhe kam arsye të forta të besoj, se ky sulm më së paku ka pasur cak pjesëtarët e kompanisë sonë në vend ngjarje”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, pas interesimit të televizionit për këtë version gjatë ditës së sotme, ai e ka fshirë postimin dhe nuk është përgjigjur. Për mundësinë e zgjerimit të hetimeve nuk kanë folur as nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika