Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, të premten e 22 korrikut ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 2 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri.
Nga 2801 testime të realizuara, 1373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 1468 qytetarë janë shëruar.
Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë vaksinimin anticovid pas rritjes së kontakteve.
“501 në Tiranë, 92 në Fier, 81 në Durrës, 63 në Shkodër, 50 në Lushnje, 47 në Berat, 45 në Vlorë, 41 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Elbasan, nga 27 qytetarë në Lezhë, Tepelenë, nga 23 qytetarë në Vorë, Kuçovë, 20 në Korçë, nga 19 qytetarë në Krujë, Dibër, 16 në Kavajë, 15 në Gjirokastër, 14 në Kurbin, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, Devoll, Dimal, 11 në Mallakastër, 10 në Gramsh, 9 në Patos, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Himarë, Maliq, Belsh, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Përmet, nga 5 qytetarë në Tropojë, Roskovec, Pogradec, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Mat, Delvinë, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Shijak, Kolojë, 2 në Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Klos, Finiq, Këlcyrë, Poliçan”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri.
Në vend janë 9729 qytetarë aktivë me COVID-19.