Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar dy persona të vdekur dhe 32 të infektuar nga COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 902 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 31 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 591.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 278 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 901 mijë e 481 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 402.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 056.
Janë një milion e 821 mijë e 098 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 30 mars, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.