Dy të vdekur dhe disa të plagosur pas rrokullisjes së autobusit në Mal të Zi

Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur në autostradën Cetinje - Budva, ku një autobus është përmbysur në shkëmb, me pasojë vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e disa të tjerëve

Pamje nga vendi ku është rrëzuar autobusi në Mal të Zi.

Një tragjedi ka ndodhur në autostradën Cetinje – Budva, në qytezën Obzovica, ku një autobus ka rënë në një shkëmb, duke rezultuar në vdekjen e paktën dy personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Policia e Malit të Zi ka thënë se autobusi ka rënë në një shkëmb.

Në autobus besohet se kanë qenë 30 pasagjerë, të cilët janë nisur nga Nikshiqi.

“Shumë pasagjerë kanë pësuar plagë të lehtë dhe disa serioze, dhe janë duke u trajtuar nga stafi mjekësor”, ka thënë policia.

Shefi i operacioneve të Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Cetinjes, Marko Popoviq, ka thënë për mediat malazeze se thirrja e tyre është marrë rreth orës 12:11.

Pamje nga vendi ku është rrëzuar autobusi në Mal të Zi.

“Dy ekipe me nëntë persona dolën në vendin e ngjarjes. I gjithë shërbimi ishte i animuar. Ne kërkuam ndihmë nga kolegët nga Budva dhe Cetinja. Në terren ishin 24 zjarrfikës”, ka dekalruar Popoviq.

Ai ka shtuar se 17 persona janë lënduar të cilët janë dërguar në spitalin e Cetinjës, shtatë persona nuk janë lënduar, një person është transportuar në QKUK dhe se dy persona kanë vdekur.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës janë në gjendje të gatishmërisë për të ofruar ndihmë dhe trajtim të pasagjerëve të plagosur.

Pamje nga vendi ku është rrëzuar autobusi në Mal të Zi.

Siç raporton mediumi malazez Vjesti, shoferi i autobusit tashmë është dërguar në polici dhe është ndaluar.

Departamenti për Situata Emergjente dhe Prokuroria e Shtetit janë duke e hetuar ngjarjen.

Operacioni për nxjerrjen e të plagosurve nga autobusi është duke vazhduar, ndërsa trafiku është i bllokuar në të dyja drejtimet në autostradë.

Zjarrfikësit janë duke përdorur litarë për të ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve nga autobusi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika