
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të enjten ka informuar se nga 3 mijë e 669 testime, 1 mijë e 440 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar dy raste të vdekjes.
Të enjten janë shëruar 761 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 228 mijë e 87.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 8 mijë e 712.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 172 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 833 mijë e 148 doza të vaksinës.
Deri më sot, 824 mijë e 061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 104 mijë e 204.