Dy të vdekur e dy të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Foto ilustruese

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova.”

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili deklaroi se dy viktimat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Përveç viktimave, disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Mund ta konfirmoj se dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes në aksidentin në të cilin u përfshinë një kamion dhe dy vetura”, ka thënë Kryeziu për mediat.

Siç ka konfirmuar më herët zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, aksidenti është regjistruar në segmentin e autostradës që lidh Prizrenin Verior me atë Jugor, në kilometrin 13.

“Me  datë 21.10.2024 rreth orës  18:40  ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova,,  Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 eshte shkaktuar nje aksident trafiku me fatalitet ku jane te përfshira: Nje automjet me targa te huaja, nje kamion dhe nje automjet me targa vendore.

Ne vendin e aksidentit kane dal njesitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia eshte duke ndermarr veprimet e nevojsheme hetimore lidhur me shkaktaret e ketij aksidenti te rendë.

Per detaje tjera do te njoftoheni nga kompetentet pas raportimeve shtese.

Humbjet e jetëve njerëzore si pasoje e aksidenteve rrugore janë tepër shqetësuese për te gjithë, andaj Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferet që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik dhe për te shmangur rastet e tilla tragjike”, ka njoftuar Hoxha.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika