Dy të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar dy vdekje dhe 11 raste pozitive me Covid-19

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas raportit të së martës të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Në përditësimin e fundit po ashtu bëhet e ditur për 11 raste të reja, nga 58 testime. Shtatë persona janë shëruar. Ndërsa 14 persona janë të shtrirë në spitale duke u trajtuar për COVID-19.

Numri i rasteve aktive është 93.

Si pasojë e COVID-19, nga fillimi i pandemisë e deri sot, jetën e kanë humbur 3206 qytetarë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika