Dy të vrarë në një sulm të armatosur në Zvicër, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Zvicër, pasi i qëlloi për vdekje dy persona dhe plagosi një tjetër. Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes në qytetin jugor Sion

Një person është arrestuar në Zvicër, pasi i qëlloi për vdekje dy persona dhe plagosi një tjetër. Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes në qytetin jugor Sion, raporton “BBC”.

Policia në rajonin Valais ka njoftuar se është shtënë disa herë në dy lokacione të ndryshme të hënën.

Një grua 34-vjeçare është vrarë në parking të veturave të një biznesi të ngjyrave pak pas orës 7 të mëngjesit dhe, po ashtu, u qëllua për vdekje disa çaste më vonë edhe një burrë 41-vjeçar.

I dyshuari për vrasjet u gjet në veri të Sionit rreth orës 15:43, pas një kërkimi tetëorësh.

Policia e Kantonit të Valaisit ka thënë se mori telefonatë rreth orës 7:15 se një person është lënduar në një parking të veturave.

“Ishte një grua që kishte marrë plagë fatale nga arma. Disa minuta më vonë, një burrë po ashtu u qëllua për vdekje, ndërsa një grua tjetër mori plagë nga arma e zjarrit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Dy viktimat jetonin në rajonin e Valaisit.

I dyshuari u ndalua dhe arrestua në rajonin St-Leonard.

Policia kishte vendosur disa postblloqe në tentim për ta ndaluar largimin e të dyshuarit.

Qyteti i Sionit gjendet afër kufijve me Italinë dhe Francën. 120 policë ishin aktivizuar.

Nga prokuroria është thënë se i dyshuari kishte pasur mosmarrëveshje me viktimat. Është thënë se i dyshuari kishte punuar në një biznes të ngjyrave në të kaluarën, në parkingun e së cilës ndodhën vrasjet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika