Dy ushtarakë të FSK-së marrin pjesë në gara të ShBA-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se dy ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në garën "Best Warrior 2023", që është duke u zhvilluar në shtetin e Iowa

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se dy ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në garën “Best Warrior 2023”, që është duke u zhvilluar në shtetin e Iowa.

Në këtë garë, ushatarakët e FSK-së testojnë njohuritë e tyre në disa disiplina, duke përfshirë lëvizjet taktike luftarake, ngjyrosjen dhe kamuflimin, operacionet e MKAB-së, radioperacionet, kalimin në fushat e minuara.

“U urojmë suksese në këtë fundjavë që pritet të jetë sfiduese për ta në aspektin fizik dhe mental”, ka shkruar Mehaj.

“Falenderojmë Gardën Kombëtare të Iowas, për partneritetin e shkëlqyer, bashkëpunimin e vazhdueshëm, në avancimin profesional të ushtarkëve tanë dhe shkëmbimin e përvojave”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika