Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKShPK-së ka njoftuar se të mërkurën e 20 korrikut nga 4 mijë e 513 testime, 1 mijë e 793 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Në njoftimin e MSh-së thuhet se deri tani janë shëruar 174 qytetarë nga COVID-19, ndërsa vazhdojnë të jenë 8 mijë e 35 raste aktive në Kosovë.
“Vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim me dozën përforcuese më 28 qershor.
Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për personat mbi 12 vjeç.
Në këtë grup përfshihen personat që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.