Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në qytetin e Prizrenit.
Të dy janë gjetur të vdekur në rrugë.
· ” Prizren 28.10.2024-10:20. Raportohet se pa shenja jete është gjetur ulur në rrugë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ne vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Edhe rasti tjetër është në Prizren, ku një burrë është gjetur i shtrirë në tokë, ku pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë.
· “Prizren 28.10.2024-13:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njoftoi Policia e Kosovës.