Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë dhe Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur në Prishtinë dhe Podujevë, ku një person ka humbur jetën pas lëndimeve aksidentale në Podujevë, ndërsa një tjetër është gjetur pa shenja jete në Prishtinë

Ilustrim

Të dielën, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur në Prishtinë dhe Podujevë.

Në Podujevë një person dyshohet se ka pësuar lëndime aksidentale, si pasojë e të cilave ka humbur jetën.

Mjeku kompetent, i cili kishte arritur në vendngjarje, ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor (IML) për obduksion.

Rasti është inciuar “Hetim mbi vdekjen”.

“Podujevë / 12.11.2023 – 11:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht, ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Polciisë.

Ndërsa, në Prishtinë një tjetër mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

Mjeku kompetent, i cili ka ekzaminuar trupin e viktimës, ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po ashtu është nën hetime.

“Prishtinë / 12.11.2023, 15:52. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika