Dy vendimet e reja të Qeverisë Kurti lidhur me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe marrëveshjen me MCC-në

Përmes mbledhjes elektronike të saj, Qeveria Kurti ka njoftuar se synimet e reja lidhur me lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë dhe marrëveshja me MCC-në janë në zhvillim e sipër

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria Kurti në mbledhjen e 87-të të saj, ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit dhe Projekt-idesë për Lidhjen Hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Përgjatë mbledhjes elektronike janë marrë dy vendime, njofton Zyra e Kryeministrit.

Qëllimi i marrëveshjes për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit të këtij projekti, gjegjësisht për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Njëherësh, kabineti qeveritar i Kurtit ka miratuar propozim-vendimin për të cilin do t’i kërkohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të autorizojë Ministrinë e Ekonomisë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit dhe marrëveshjes për implementimin e projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministrja e Ekonomisë dhe SHBA-së, të përfaqësuar nga MCC.

Ky projekt synon sigurimin e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe njëherësh, tranzicionin në energji më të pastër në të ardhmen. Përveç kësaj, ky projekt ka për synim ndërtimin e kapaciteteve në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.

Delegacioni kosovar dhe ai amerikan i MCC-së do të takohen të martën

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika