Dy vetura përfshihen nga zjarri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Gjatë kësaj të diele, dy vetura janë përfshirë nga zjarri në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar

Fotoilustrim





Të dielën e 16 tetorit, dy automjete janë përfshirë nga zjarri në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Portali Dukagjini, ka thënë se njëra nga veturat e tipit Mercedes është shkatërruar tërësisht, ndërsa vetura tjetër e tipit Audi është dëmtuar pjesërisht.

“Policia mënjeherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar dhe zjarrëfikësit. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Flora Ahmeti.

Policia, aktualisht, ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika