Dy vjet nga vendimi për targat e përkohshme dhe barrikadat në veri

Janë bërë dy vite kur serbët lokal të veriut të Kosovës kishin vendosur ta kundërshtojnë vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për targat e përkohshme. Dy pikat kufitare ishin bllokuar për më shumë se 10 ditë.

Rrugët e bllokuara nga barrikadat në Veri

Pikërisht para dy viteve veturat që vinin nga Serbia, me vendim të Qeverisë së Kosovës ishin detyruar të vendosnin targa të përkohshme.

Jo stikera siç aktualisht është, por detyroheshin të largonin të gjithë targën e të zëvendësonin me këto.

Madje, pikërisht ishte ky vendimi i parë i Qeverisë Kurti që solli barikada në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak.

Pos barrikadave, serbët edhe protestonin në afersi të pikave kufitare kështu duke kundërshtuar Qeverinë Kurti.

Situata e tillë me barikada e me protestues kishte vazhduar deri më datën 2 tetor.

Largimin e tyre e kishte sjellë një takim ndërmjet delegacionit të Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që ishin dakorduar për disa çështje.

Njëra ndër pikat e marrëveshjes ishte zëvendësimi i targave të përkohshme me stikera në targa.

Sipas njohësve të sigurisë në vend, pavarësisht që Qeveria e Kosovës ka vepruar konform ligjit me këto vendime, pikërisht ato kanë qenë nisma e krisjes së raporteve me faktorin ndërkombëtar.

“Nëse bëjmë një analizë të dy vjetorit të fundit me analizimin e secilit veprim veç e veç e shohim që si emërues i përbashkët i këtyre ka qenë mos dakordimi me partnerët ndërkombëtar e që kjo i ka shkaktu shumë kokqarje madje duke e shndërruar vendin tonë si një nga akterët tensionues e që po mendoj që këto kanë qenë lëshimet e Qeverisë, pra moskoordinimi” , ka thënë Valdet Hoxha – Njohës i Sigurisë.

Zbatimi i vendimit për stikera në tabela kishte filluar së implementuari me datë 4 tetor të vitit 2021 dhe po vazhdon akoma të jetë në zbatim.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika