Dy-vjetori i pushtimit të Ukrainës, udhëheqësit perëndimorë vizitojnë Kievin

Dy-vjetori i pushtimit të Ukrainës, udhëheqësit perëndimorë vizitojnë Kievin

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe ai i Belgjikës, Alexander De Croo si dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kanë shkuar të shtunën për vizitë në Kiev.

Siç raporton “The Guardian”, katër liderët perëndimorë udhëtuan së bashku me tren gjatë natës nga Polonia në shenjë solidariteti për Ukrainën.

Kjo vizitë e tyre vjen në dy vjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia teksa udhëheqësit e vendeve tjera evropiane kanë garantuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën.

Ndryshe, sot më 24 shkurt, bëhen dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së fundmi i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se “kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika