Dy vullnetarë britanikë vriten në Ukrainë

Chris Parry dhe Andrew Bagshaw, dy vullnetarët britanikë janë vrarë në lindje të Ukrainës, ka raportuar familja Parry

Andrew Bagshaw jetonte në Zelandën e Re kur udhëtoi për në Ukrainë [The Spearhead Foundation/Fletore nëpërmjet Reuters]

Vullnetarët britanikë, Chris Parry dhe Andrew Bagshaw, janë vrarë në lindje të Ukrainës, ka raportuar familja Parry.

Bagshaw, 47-vjeçar, dhe Parry, 28-vjeçar, janë parë për herë të fundit më 6 janar në qytetin ukrainas të Soledarit.

Familja Parry ka thënë se burrat janë vrarë, teksa kanë qenë duke ndihmuar “në një evakuim humanitar” nga zona.

Në një letër të lëshuar nga Ministria e Jashtme Britanike, Rob, Christine and Katy Parry, kanë thënë se Chris e ka bërë familjen “jashtëzakonisht krenare”.

“Ne nuk e kemi imagjinuar kurrë që do t’ia themi lamtumirën Chrisit, kur ai ka pasur një jetë përpara. Ai ka qenë djalë i kujdesshëm, vëlla fantastik, shok shumë i mirë dhe partner i dashur për Olgën”.

“Ai e ka gjetur veten në Ukrainë, në mars, në momentin më të keq të nisjes së luftës së Rusisë, dhe u ka ndihmuar atyre që kanë pasur më së shumti nevojë, duke shpëtuar jetën e mbi 400 personave, dhe shumë kafshëve të braktisura”.

Prindërit e Bagshaw kanë thënë se biri i tyre ka transportuar ushqim dhe ilaçe në Ukrainë, si dhe u ka ndihmuar personave më të moshuar.

Më herët, gjatë këtij muaji, grupi mercenari rus, Wagner, ka pretenduar se është gjetur turpi i njërit prej burrave.

Soledari ka qenë së fundi në fokus të luftimeve intensive mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Më herët gjatë këtij muaji, ushtria ruse ka pretenduar se ka fituar kontrollin e kësaj qyteze.

Ukraina, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto deklarata, duke thënë se luftimet vazhdojnë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika