Këtë provë materiale në rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, po dyshohet se para se ta shihte Policia e Kosovës, u kontrollua nga dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Këtë konstatim e ka bërë Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë.
Raporti, u prezantua para pak jave nga vet drejtuesja e këtij dikasteri qeveritar, Albulena Haxhiu.
E bazuar në të, Shërbimi Korrektues ka pezulluar nga detyra dy zyrtarët, Burim Buleshkaj dhe Destan Zogaj.
Buleshkaj asokohe drejtonte departamentin për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, kurse Zogaj Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Shërbimi Korrektues nuk ka dhënë gjatë ditës më shumë detaje për suspendimin e dy zyrtarëve.
Për Televizionin Dukagjini, përmes telefonit Burim Buleshkaj ka thënë se akoma nuk e ka pranuar vendimin për pezullim.
Avokati Yll Zekaj vlerëson se institucionet duhet të kenë kujdes në trajtimin e këtij rasti.
“Edhe ministrja e Drejtësië, edhe stafi politik duhet të rrijnë anash procedurave që zhvillohen brenda institucioneve, për arsye se në opinionin publik po lë shije të keqe, po lë shijen e ndikimit të politikës në shërbyes civil, e e cila nuk guxon të ndodhë”, ka thënë Zekaj.
Këto raste Fatmire Haliti, që me organizatën QKRMT monitorojnë situatën në burgjet e Kosovës, thekson se duhet të trajtohen më shpejtë.
“Veprimet që duhet të ndërmirren nga Shërbimi Korrektues, apo Inspektoriati, duhet me qenë më efikase dhe më të shpejta në mënyrë që me u sqaru sa më shpejtë rrethanat e rasteve, që të mos mbetet kohë e gjatë pa u trajtu dhe pa një epilog të rrethanave dhe përfundimit se si ka ndodhur rastet e tilla”, ka thënë Haliti.
Raporti ka hedhur akuza edhe mbi vet kryeinspektorin e ministrisë, Ylber Topalli.
Kjo për shkak të nënshkrimit të dy raporteve, ku njëri prej tyre e cilësonte rastin si vetëvrasje, kurse tjetri si vdekje.