Ndërsa Siria e re përpiqet të marrë formë, kërcënimet e vjetra po rishfaqen.
Kaosi që nga përmbysja e Bashar al-Assad-it po “i hap rrugën” të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) për t’u rikthyer, sipas një komandanti kryesor kurd që ndihmoi në mposhtjen e grupit xhihadist në Siri në vitin 2019. Ai thotë rikthimi tashmë ka filluar.
“Aktiviteti i Daesh [IS] është rritur ndjeshëm dhe rreziku i një ringjalljeje është dyfishuar”, sipas gjeneralit Mazloum Abdi, komandant i Forcave Demokratike Siriane (SDF), një aleancë e milicisë kryesisht kurde e mbështetur nga SHBA.
“Ata tani kanë më shumë aftësi dhe më shumë mundësi”.
Ai thotë se militantët e IS-it kanë konfiskuar disa armë dhe municione të lëna pas nga trupat e regjimit sirian, sipas raporteve të inteligjencës.
Tutje ai paralajmëron se ekziston “një kërcënim real” se militantët do të përpiqen të hyjnë në burgjet e SDF-së këtu në veri-lindje të Sirisë, të cilat mbajnë rreth 10,000 nga njerëzit e tyre. SDF po mban gjithashtu rreth 50,000 anëtarë të familjeve të tyre në kampe.
Intervista e BBC e zhvilluar me gjeneralin është realizuar në orët e vona të natës, në një vend që nuk mund të zbulohet.
Gjenerali përshëndeti rënien e regjimit të Asadit – i cili e arrestoi atë katër herë. Por ai dukej i lodhur dhe pranoi se ishte i zhgënjyer nga perspektiva për të luftuar edhe një herë betejat e vjetra.
Çdo derë e qelisë është e mbyllur dhe e siguruar me tre bulona. Korridoret ndahen në seksione me porta të rënda hekuri. Rojet janë të maskuar, me shkopinj në duar. Marrja e aksesit këtu është e rrallë.
Na lejuan të shikonim brenda dy qelive, por nuk mund të flisnim me burrat brenda. Atyre u thanë se ishim gazetarë dhe iu dha mundësia për të fshehur fytyrat e tyre. Pak e bënë. Shumica u ulën në heshtje mbi batanije dhe dyshekë të hollë. Dy burra hipën në dysheme.
Burimet kurde të sigurisë thonë se shumica e të burgosurve në Al-Sina ishin me IS-in deri në qëndrimin e tij të fundit dhe ishin thellësisht të përkushtuar ndaj ideologjisë së tij.
Ekipa e BBC ka takuar një të arrestuar 28-vjeçar – i hollë dhe i folur me zë të ulët – i cili nuk donte të përmendej. Ai tha se po fliste lirshëm, megjithëse për çështjet kryesore nuk do të thoshte shumë.
Ai tha se u largua nga vendlindja e tij nga Australia në moshën 19-vjeçare, për të vizituar gjyshen e tij në Qipro.
“Nga aty, një gjë çoi në një tjetër”, tha ai, “dhe përfundova në Aleppo”. Ai pretendoi se ishte duke punuar me një OJQ në qytetin e Raqqa kur IS mori kontrollin.
I pyetur nëse ai kishte gjak në duart e tij dhe ishte i përfshirë në vrasjen e dikujt?, ai tha: “Jo, nuk isha,” u përgjigj ai, mezi i dëgjueshëm.
Gjithashtu ai është pyetur se a e mbështeti ai atë që po bënte IS? për tu përgjigjur: “Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sepse mund të ketë ndikim në rastin tim”.
Ai shpreson të kthehet në Australi një ditë, megjithëse nuk është i sigurt nëse do të jetë i mirëpritur.
Ka edhe shpresë pas telit të kampit Roj – rreth tre orë larg me makinë – se liria po vjen disi.
Hapësira e zymtë tendash – e rrethuar nga mure, gardhe dhe kulla vrojtimi – është shtëpia e pothuajse 3,000 grave dhe fëmijëve. Ata kurrë nuk janë gjykuar apo dënuar, por janë familje të luftëtarëve dhe mbështetësve të IS-it.
Në kamp ka disa gra britanike. Ekipi i BBC është takuar me tre prej tyre, shkurtimisht. Të gjithë thanë se avokatët e tyre u kishin thënë të mos flisnin.
Në një cep të rrëmbyer nga era, ishte edhe një grua e gatshme për të folur – Saida Temirbulatova, 47 vjeç, një ish-inspektore tatimore nga Dagestan. Djali i saj nëntë vjeçar, Ali, qëndroi i qetë pranë saj. Ajo shpreson se përmbysja e Asadit do të thotë liri për të dy.