Policia e Kosovës në kërkim të dy personave nga Shqipëria për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informacioneve të cilat do të dërgonin në identifikimin e venddodhjes së dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se dy të dyshuarit janë identifikuar si Ismail Dishuka dhe Emanuel Shkodra, të dy shtetas të Shqipërisë.

Vlen të përmendet se për të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë në identifikim e tyre me 25 shtator të 2024.

Të dyshuarit kërkohen pasi që kanë kryer disa vjedhje në kryeqytet.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar që janë identifikuar:

– ISMAIL DISHUKA (25.10.1979) dhe

– EMANUEL SHKODRA, (11.06.1999), që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected]”, thuhet në komunikatën e Polciisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika