Dyshime për dhunim në Klinë e Istog, viktimat dyshohet se janë të mitura

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, në dy rastet e raportuara në Klinë e Istog, janë ndaluar dy persona nën dyshimin se ata kanë kryer veprën penale “Dhunimi”

Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, përmes një komunikate, ka dhënë detaje në lidhje me rastet e dhunimit të raportuara në Klinë e Istog.

Aty thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, janë ndaluar dy (2) persona nën dyshimin se ata kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

Në të dyja rastet, sipas prokurorisë, viktimat janë të mitura.

Sipas komunikatës, i dyshuari F.SH, i cili është i moshës së mitur në Komunën e Klinës, e ka dhunuar një vajzë, e cila po ashtu, është e moshës minore.

Prokuroria e Pejës, të hënën, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të këtij qyteti.

“Në rastin e parë, Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur në komunën e Klinës. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në rastin e dytë, në komunën e Istogut, i pandehuri M.Z, dyshohet se po ashtu e ka dhunuar një vajzë të mitur.

Edhe për këtë rast, Prokuroria e Pejës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tij.

“Ndërsa në rastin e dytë, me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar. Po ashtu, gjatë ditës se sotme, Prokurori i Shtetit për të pandehurin M.Z., do të bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këto çështje, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se do t’i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i ndriçuar rrethanat e këtyre veprave penale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika