Dyshime për parregullsi brenda Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”

Parregullsi po dyshohet që ka pasur në zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit të Gjakovës. Rektori i shkarkuar para një muaji po thotë se e kanë bërë këtë veprim kundërligjshëm. Ai madje ka ngritur edhe kallëzim penal





Dyshime për parregullsi janë ngritur për pozitën e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit të Gjakovës.

Këshilli Drejtues e kishte shkarkuar rektorin Artan Nimani dhe dy javë më  vonë e kishte emëruar si ushtrues detyre Zeqir Hashanin, në bazë të nenit 31 pika 6 e Statutit.

Sipas këtij nenin, ushtruesi i detyrës mund ta mbajë pozitën jo më shumë se 6 muaj.

Meqenëse, kishte mandat deri në shtator të 2023-së, rektori i shkarkuar po e konsideron këtë shkelje flagrante.

Artan Nimani, ish-Rektor ka thënë se “Ushtruesi i detyrës duhet të zgjedhet menjëhere pasi të shkarkohet rektori e jo të pritët dy jave e edhe kur është caktu ky emer është caktuar për mandate më tepër se 10 muaj që është në kundërshtim me statutin dhe rregullat”.

Nimani ka dyshime se këto zhvillime kanë prapavijë politike, duke shtuar se “vetëm politike, nuk ka arsye tjetër, unë kam thënë shumë troq, është emër i përvetshëm i Artan Nimanit i ka pengu dikujt”.

Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës, Fehmi Agani”, Artan Nimani

Por, një plan tjetër ka Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani”.

Agon Haxhikadrija nga Këshilli Drejtues në një audio mesazh ka thënë se “Ne kemi me i shpallë zgjedhjet në mars bile po tentojmë me i shpallë zgjedhjet në shkurt që I bjen për dy muaj edhe shumë qartë e thotë neni; Ushtruesi i Detyrës së rektorit do të mbajë postin e rektorit deri në fund të mandatit nëse në periudhën e shpalljës së zgjedhjeve kanë mbetur më pak se gjashtë muaj”.

Agon Haxhikadrija nga Këshilli Drejtues

Por, pavarësisht kësaj ish rektori ka vendosur që kësaj situate t’i hyjë edhe ligjërisht.

I njëjti ka ngritur Kallëzim Penal në Prokurorinë e Gjakovës si për shkarkimin e tij po edhe për vendimin e Këshillit Drejtues për Ushtruesin e Detyrës së Rektorit.

Nimani gjithashtu është ankuar edhe në Ministrinë e Arsimit.

Televizioni ka pyetur Prokurorinë e Gjakovës se deri ku kanë shkuar hetimet për këtë rast por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika