Dyshimet mbi ndikimin rus në raportin e Dick Marty-it

Kryeministri i Shqipëris, Edi Rama ka paralajmruar se në shtator do të dorzoj një rezolut për raportin e Dik Martit në Këshill të Evropës. Por se do të mund të ndryshoj rrejdha e procesit të ish-udhëheqsve të UÇK-së që janë aktualist në Hag po e shohin pothuajse të pamundur njohësit e çështjeve juridike

Barra e rëndë që Dick Marty vendosi mbi ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës, as pas 12-të vitesh nuk po largohet.

Senatori zviceran, në vitin 2010 nxorri në publik një raport ku i inkriminonte ish-krerët e UÇK-së, edhe në trafikim organesh.

Gjithçka sipas tij kishte ndodhur në atë që njihet si “Shtëpia e Verdhë” në territorin e Shqipërisë.

Por, këto pretendime të Martyt nuk janë përfshirë fare në aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që ka ngritur kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky fakt ka bërë që të ngriten dyshime të mëdha mbi kredibilitetin e këtij raporti, që si pasojë e prodhoj edhe Gjykatën Speciale për Kosovën.

Dyshime të tilla ka edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që kur ishte në Prishtinë paralajmëroi një nismë të Tiranës zyrtare kundër këtij raporti në Këshillin e Evropës.

”Ne po përgatisim një rezolutë në parlamentin shqiptar dhe unë personalisht do të shkoj në Strasburg, në rastin e parë, shpresoj në shtator, t’i drejtohem Këshillit të Evropës për një fakt që po bëhet gjithnjë e më shqetësues në këndvështrimin tim dhe këndvështrimin tonë, që është pabaza totale e raportit të Dick Marty-t si dhe ndikimi rus në këtë përrallë të një shtëpie të verdhë dhe trafikimit të organeve”, është shprehur Rama.

Por, se mund të bëhet ndonjë gjë në drejtim të diskreditimit të këtij raporti si shumë të vështirë në Kosovë e shohin njohësit e çështjeve juridike.

Sipas Ehat Miftarajt, çfarëdo iniciative nuk do të mund të prodhoj ndonjë efekt juridik.

“Në kuptimin politik mund të ketë efekt nëse e njëjta trajtohet nga Këshilli i Evropës, por në kuptimin e ndikimit juridik nuk do të ketë ndikim dhe nuk mund ta ndryshoj gjendjen e Gjykatës Speciale”, ka thënë Miftaraj.

Kontestimin e këtij raporti një dekadë pas, po e sheh të pamundur edhe Artan Muhaxheri.

“Deklarata e Kryeministrit Rama ishte më shumë entuziazëm se sa që do të ketë diqka konkrete. Proceset siç janë Gjykata Speciale marrin vite dhe ato nuk mund të ndryshohen art-hoc pasi janë shumë të komplikuara”, deklaroi Muhaxheri.

Derisa hija e rëndë e raportit të Dick Martyt vazhdon të jetë mbi Kosovën, ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po vazhdojnë të mbahen në paraburgim nën akuza për krime lufte.

Gjykimi ndaj tyre nuk ka nisur ende, ndërsa mbrojtja po vazhdon të ngre zërin se Hashim Thaçit dhe të tjerëve, po vazhdojnë t’u shkelen të drejtat nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika