Dyshimet për afera korruptive, Kastrati e zë ngushtë në Komision përfaqësuesin e “Albasit” për lidhjet me ministren Nagavci

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, Ardian Kastrati ngriti pyetje për lidhjet e dyshimta të Shtëpisë Botuese “Albas” me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke nxjerrë në pah akuzat për afera korruptive, për të cilat përfaqësuesi i "Albas" nuk ofroi përgjigje

Në mbledhjen e së premtes të mbajtur të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, nënkryetari i komisionit, Ardian Kastrati, ngriti pyetje të lidhur me marrëdhëniet e Shtëpisë Botuese “Albas” me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Gjatë dëshmisë së përfaqësuesit të Shtëpisë Botuese “Albas”, Kastrati kërkoi sqarime nëse ai e njihte autoren e librit “Aventurat tona të verës”.

Përfaqësuesi konfirmoi se autorja është Arbërie Nagavci, aktualisht ministre e Arsimit.

Kastrati gjithashtu pyeti nëse Nagavci është paguar nga “Albas” për autorësinë e saj në të kaluarën, dhe mori përgjigjen “Ajo ka qenë autore, po e kemi paguar”.

Gjatë seancës, Kastrati lexoi disa artikuj nga mediumet që thuhej se ministrja Nagavci favorizonte “Albas”-in, shtëpinë botuese me të cilën kishte bashkëpunuar ajo dhe motra e saj.

“Mediat i kanë ngrit dyshimet para meje, për lidhjen e juaj me Nagavcin për dyshime për afera korruptive”, ka thënë Kastrati, duke vazhduar me pyetjen “Çfarë favore iu ka kërkuar Nagavci dhe çfarë ia keni kërkuar ju asaj?”.

Përfaqësuesi i “Albas” refuzoi të përgjigjet në këtë pyetje, duke thënë se kinse është jashtë çështjes për të cilën ishte ftuar.

“Sa i keni shumëfishuar tenderët pasi ka ardhur Nagavci në ministri?”, e pyet Kastrati Hetemin – por ai nuk  përgjigjet saktësisht duke theksuar se i kanë dorëzuar dokumentet, jo vetëm me ardhjen e ministres, por edhe para saj.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika