Dyshimet për dhunimin e një të miture në Prizren, arrestohen 3 persona

Një 15 vjeçare dyshohet të jetë dhunuar seksualisht e ishte përdorur për prostitucion, nga 3 persona të moshës mbi 30 vjeçe. Policia në Prizren, ka arrestuar të dyshuarit, derisa rasti ishte zbuluar gjatë kohës sa zyrtarët ishin duke zbatuar planin operativ “Targeti”

Ndalja e një veturë gjatë së hënës në Prizren, nga zyrtarët policor për një kontroll rutinë rezultoi me zbardhjen e një rasti të rëndë.

Në veturë ishte një vajzë 15 vjeçare së bashku me 3 burra të tjerë, ndërmjet moshave 33 e 48 vjeç.

Të njëjtit e kishin marr viktimën, nën premtimet për t’i ofruar strehim meqë  ishte larguar nga shtëpia e saj, por ata dyshohet se e keqpërdorën për qëllime të tjera, si dhunimi e detyrimi në prostitucion.

“Si e tillë ka lind dyshimi dhe pasi kanë bërë një intervistim të shkurtër, me vazjën që ka qenë me ta, është arritur në dyshimin se të njëjtit kanë mundësi të e kenë keqpërdorur seksualisht të njëjtën dhe janë sjellë në stacion dhe janë njoftuar hetimet rajonale të cilat janë përgjegjës për vepra të tilla, janë intervistuar dhe menjeherë të dyshuarit 3 meshkujt dhe viktima, e mitur në bazë të intervistës së të miturës dhe të dyshuarit dyshohet se të njëjtën edhe kanë kryer veprën penale mundësi  e prostitucionit”, tha Shaqir Bytyci – Toger në Policinë e Kosovës, Prizren.

Për ti ofruar ndihmë viktimës është angazhuar edhe Qendra për Punë Sociale në Prizren, të cilët thonë se kanë marr të gjitha masat e nevojshme për këtë rast.

“Me të marr informatën zyrtari i cili është edhe kujdestar për ofrimin e shërbimeve për 24 orë, ka ndërmarr veprimet e mundshme dhe ka marr pjesë në intervenim, hapat e parë të intervenimit në shërbime sociale janë siguria, shëndeti dhe strehimi, pra të gjitha këto masa janë marr përnjehere dhe rasti është akoma në procedura”, tha Muhamed Shala – Udhëheqës i shërbimeve në sociale, QPS Prizren.

Ndërkohë që për 3 të dyshuarit, tashmë Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, derisa nuk kanë dhënë detaje, me arsyetimin se rasti është i ndjeshëm.

“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të pandehurit ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, ndërsa dy të tjerët veprën penale “Mundësimi osë detyrimi në prostitucion” nga neni 234, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Për tre (3) të pandehurit, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund t’ju japim detaje tjera.”

Sipas burimeve të televizionit, Z.K, 33 vjeçar dyshohet për veprën penale të Dhunimit, ndërsa dy të tjerët të arrestuar në këtë rast, D.D 36 vjeçar dhe D.M 48 vjeçar, dyshohen për veprën penale mundësim në prostitucion.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika