Dyshimet për keqpërdorim të fletëvotimeve në Zagreb, Prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dorëzuar ato në Ambasadën e Kosovës.

Në një njoftim për media, Prokuroria bëri të ditur se hetimet synojnë të vlerësojnë nëse ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale të ndërlidhur me procesin zgjedhor.

Po ashtu, Prokuroria ka konfirmuar bashkëpunimin me të gjitha organet ligjzbatuese për të parandaluar dëmtimin e procesit zgjedhor dhe për të siguruar ruajtjen e rregullsisë së tij.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve për keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha organet ligjzbatuese, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të parandalimit të dëmtimit të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Zëdhënësi Valmir Elezi theksoi se KQZ do të vlerësojë nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutia postare është bërë në përputhje me aktet nënligjore.

“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb, sqarojmë se do të vlerësohet nëse kjo është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, ka thënë Elezi.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika