Dyshimet për ngacmim të nxënëses, pezullohet profesori, Prokuroria nis hetimet

Pas raportimit të Dukagjinit dy ditë më parë rreth dyshimeve për një ngacmimi seksual të nxënëses nga profesori, institucionet kanë filluar të veprojnë. Tashmë Prokuroria ka urdhëruar Policinë të fillojë intervistimin ndërkaq profesori është pezulluar përkohësisht nga puna.

Ngacmimi i dyshuar seksual nga profesori që e kishte denoncuar nxënësja 16 vjeçare, që deri dje kishte mbetur veç shënim zyrtar në polici, duket se tashmë ka marr kthesë.

Pas rrëfimit të vajzës dhe babait të saj në televizionin Dukagjini, Prokuroria ka konfirmuar se ka dhënë një urdhër të ri për rastin.

“Pas daljes së informative të reja, respektivisht deklaratave në media të personave lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore, të intervistojnë të njëjtit, në mënyrë që të ndriçohet kjo çështje penale”, tha Prokuroria Themelore në Gjilan.

Ditën kur televizioni raportoi për rastin, përgjigje nuk kishte as nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan e ky institucion nuk kishte vepruar as kur rasti u raportua në Polici, 14 ditë më parë.

E pikërisht sot kjo çështje ka arritur deri në Kuvendin Komunal, ku për rastin është pyetur Drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri.

Ajo është arsyetuar se atë kohë kishte kërkuar sqarime dhe fakte nga shkolla për pretendimet e nxënëses.

Por, të gjitha këto veprime qoftë nga Prokuroria e edhe Drejtoria e Arsimit janë të ndërmarra pas presionit dhe ngritjes së çështjes mediatikisht sipas babait të 16 vjeçares.  

Ai këtë të enjte është ankuar edhe në Inspektoratin Policor, për marrjen në pyetje të vajzës së tij për rreth 4 orë pa prezencën e prindërve dhe sipas tij, me pyetje paragjykuese.

Viktima është intervistuar përsëri sot në polici por në prani të prindit, e ky i fundit tregon se Policia i pranoi atij se nga intervistimi paraprak nuk kanë asnjë shënim zyrtar.

“Me dallim prej ditës së parë, ditën e parë që u kon vec vajza, dhe sot është dallim shumë i madh, është një qetësi shumë  e madhe janë pyetje shumë ma njerëzore”Dje skam mujt me qu në shkollë vajzën presion, prej nxënësve, presion prej profesorit mos po e takoj në koridor, në shkollë”, tha babai i nxënëses që ka raportuar ngacmimin.

Nuk ka indikacione e as informacione nga institucionet nëse tashmë janë marr në pyetje ndonjë prej nxënësve dëshmitarë e as vetë profesori.

Këtë të fundit e ka telefonuar Dukagjini lidhur me qëndrimin e tij pas pezullimit të tij nga puna, por i njëjti pas dëgjimit të pyetjes e ka ndalur telefonin.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika