Një alarm për bombë është raportuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në orët e pasdites të së dielës së 26 marsit.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Portalin Dukagjini, se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë ajo.
Ahmeti theksoi se njësitet policore janë tërhequr nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka marrë një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, të dielën e 26 marsit.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, tha ajo.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.