Dyshohen për trafikimin e katër vajzave, arrestohen një burrë dhe një grua në Ferizaj

Një burrë dhe një grua, janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të trafikimit me njerëz.

Ata dyshohet se nga marsi i vitit të kaluar në bashkëveprim kanë shfrytëzuar katër viktima femra kosovare, duke i transportuar për qëllime shfrytëzimi dhe përfitimi personal.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti është në procedurë hetimore, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

“Ferizaj / 2024-Mars 2025 – NN. Me 15.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar -e  nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur ndaj  katër viktimave femra kosovare duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi  për veten e tyre. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika