Dyshohet për dy fëmijë të lënduar në shkollën “Faik Konica” nga energjia elektrike

Komandanti i zjarrfikësve, Mal Gashi, ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë në shkollën "Faik Konica", pas pranimit të informatës se kjo e fundit ka hasur në telashe me energjinë elektrike. Në këtë shkollë gjenden edhe njësitë e Policisë së Kosovës si dhe ambulanca. Siç mëson Dukagjini, dyshohet që dy fëmijë kanë pësuar lëndime

Dy fëmijë janë lënduar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë pas telasheve me energjinë elektrike, mëson Dukagjini.

Më herët të martën, telashe me energjinë elektrike janë raportuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Se në shkollë kishte probleme të kësaj natyre e ka konfirmuar Mal Gashi, komandant i zjarrfikësve.

“Kemi pranuar informatën se ka pasur problem me energjinë elektrike, ekipet janë tashmë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi, gjersa ka theksuar se akoma nuk dihen detaje rreth rastit.

Në vendngjarje tashmë gjenden ekipet mjekësore të Emergjencës si dhe njësite të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika