Dy persona dyshohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur të hënën e dy prillit, në magjistralen Skenderaj – Drenas.
Në vendin e ngjarjes sipas Telegraf, raportohet të kenë dalur njësitet përkatëse policore dhe ambulanca.
Lidhur me rastin, RTV Dukagjini ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës, por ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga ana e tyre.
Sipas pamjeve, në aksident shihet të jenë përfshirë dy automjete.
Ndryshe, sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës të publikuar në raport, brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident me fatalitet, teksa 19 të tjera konsiderohen me të lënduar, kurse 18 janë cilësuar me dëme materiale.
Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, janë shqiptuar një mijë e 239 tiketa.