Një person është vrarë në Ferizaj, sipas informacioneve nga burimet e Dukagjinit.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur jashtë një restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka njoftuar Reka.