Të shtëna me armë dyshohet se janë dëgjuar në afërsi të shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur, apo nëse ka të lënduar por sipas pamjeve të siguruara, në vendngjarje shihen zyrtarët e policisë.
Portali Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin.