Dyshohet për vrasje në Malishevë, policia jep detaje

Një person është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person ka ndërruar jetë në Malishevë, i cili dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se policia është në kërkim të të dyshuarve.

“Atë që mund t’ju konfirmoj në këto momente është se sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve”, ka thënë ai.

Sipas tij, njësitet e nevojshme policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim, me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika