Dyshohet për vrasjen e një çifti me origjinë nga Kosova në Francë

Një çift u gjet i vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës, mëngjesin e së martës. RTV Dukagjini i ka dërguar pyetje Ambasadës së Kosovës në Paris lidhur me rastin, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje

Një çift u gjet i vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës. Sipas elementeve të para të hetimit, burri dhe gruaja dyshohet se janë vrarë me thikë.

Pasi ndihma e shpejtë kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, trupat e burrit dhe gruas të moshës 44 dhe 45 vjeç, ishin pa jetë.

Sipas hulumtimeve të para të rastit, burri dhe gruaja janë vrarë me thikë, ndërsa katër nga shtatë fëmijët, duke përfshirë dy të rritur nga kjo familje me origjinë kosovare, i nënshtrohen kujdesit psikologjik në spital, sipas France Bleu.

Policia, pasi kishte thyer derën, kishte parë trupat e pajetë të çiftit kosovar në banesën e tyre.

Dera e banesës së çiftit në Francë

Sipas mediave franceze, përcjell  RTV Dukagjini, policia ishte njoftuar nga fqinjët, që dëgjuan klithma të një përleshjeje, rreth orës 8:30 të mëngjesit.

Megjithatë, sipas France 3,  e cila citon një burim, “disa dëshmitarë pohojnë, gjithashtu, se një nga adoleshentët e vëllezërve dhe motrave mbante një thikë në dorë kur mbërriti ndihma”.

Ndëkaq, sipas informacioneve, thuhet se ishte fëmija më i madh ai që i kishte dërguar më të rinjtë në shkollë. Fëmijët e tjerë 5, 9 dhe 14 vjeçar, ishin në shkollë në momentin e tragjedisë.

Sipas dëshmitarëve, familja ishte shpërngulur në këtë lagje prej më pak se dy vjet. Nëna, e cila do të ishte viktimë e dhunës në familje, ishte strehuar në disa raste te një fqinj. Prokurori publik i Epinal, Frédéric Nahon, ka thënë se hetimi po vazhdon dhe se asnjë hipotezë nuk është “e privilegjuar” për momentin për rrjedhën e fakteve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika