Dyshohet se burri vrau gruan e tij në Pejë

Një grua është gjetur e vrarë në qendër të Pejës të martën, dyshohet se bashkëshorti i saj është kryerësi i vrasjes. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin dhe arrestimin e dyshuarit, duke bërë të ditur se vrasja u krye me armë zjarri. Hetimet fillestare po zhvillohen në vendngjarje nga ekipet relevante

Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj, 16 prill 2024.

Një grua 43-vjeçare është vrarë të martën në Pejë, vrasjen dyshohet se e ka kryer bashkëshorti i saj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar rastin për Dukagjinin, duke bërë të ditur se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është në pritje për ta marrë trupin e viktimës, teksa i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Vrasja ka ndodhë në qendër të Pejës në banesë. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e zjarrit”, ka thënë Nikçi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante dhe janë duke u kryer hetimet fillestare.

“Në vendngjarjes jemi. Prokurori kujdestar, unë zëdhënësi njësitet policore të forenzikës. Po kryhen hetimet fillestare mirëpo mund te konfirmoj që burri e ka vrarë gruan. Për informata te tjera do t’iu informojmë”, ka thënë për Dukagjinin kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj, 16 prill 2024.

I dyshuari për vrasjen e gruas, 44 vjeç, tani ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Pejë.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit autoritetet ia kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika