Dyshohet se dhunoi një grua, arrestohet i dyshuari

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovën bën të ditur se rasti ka ndodhur në Prizren, gjersa thuhet se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë

Është arrestuar mashkulli kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte dhunuar një grua.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti kishte ndodhur në Prizren, në dhjetor të këtij viti, ndonëse data e caktuar dhe inicialet e të dyshuarit nuk janë bërë të ditura.

“Prizren dhjetor 2022-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte keqpërdorur seksualisht-dhunuar viktimën femër”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika