Dyshohet se dhunoi një grua në Klinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar për ekzaminimin gjinekologjik ndërsa i arrestuari, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një grua në Klinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për ekzaminimin gjinekologjik, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e Dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti në procedurë hetimore.

I njëjti ka ndodhur në Klinë, pasditen e së mërkurës.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika